Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, mori pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të NATO-s, të cilëve u kërkoi armatime të reja, mbrojtje ajrore dhe financime për të kaluar me sukses atë që e quajti, fazë finale të luftës. Shtetet e aleancës u shprehen në favor të vazhdimit të ndihmave për vendin e përfshire nga lufta. (A2 Televizion)