Ura gjermane 94-vjeçare në Adiyaman i mbijeton kryelartë tërmetit

Nga A2 CNN
26 Shkurt 2023, 21:51 | Bota

Një urë e ndërtuar plot 94 vjet më parë në zonën e Adiyaman, që nga vendasit ka marrë pseudonimin “ura gjermane”, nuk është shkatërruar nga lëkundjet e forta të tërmetit që kanë tronditur Turqinë juglindore të hënën e 6 shkurtit të këtij viti.

Të vetmet probleme të konstatuara në këtë urë të vjetër, që daton saktësisht që në vitin 1929 janë te këmbët e saj, që kanë pësuar një çarje të lehtë, ndërsa pjesa tjetër është e paprekur.

Ura Gjermane, e vendosur në rrethin e Stambollit shërben si rrugë kalimi për 11 provinca, ndërsa është e gjatë 280 metra, e lartë 35 metra, me 12 shtylla dhe 7 harqe. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/26/mahniten-ekspertet-lagja-e-ndertuar-120-vjet-me-pare-e-paprekur-nga-termetet-gjithcka-rreth-saj-e-shkaterruar/
https://a2news.com/2023/02/18/godina-40-vjecare-qe-nuk-ka-as-edhe-nje-carje-nga-termeti-ka-befasuar-ekspertet/
https://a2news.com/2023/02/22/pse-shtepite-e-ndertuara-me-tulla-zjarri-ne-vitet-80-i-mbijetuan-termetit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos