“Uuu… 80 milionë euro”, mesfushori i Empolit tallet me Vlahovic

Nga A2 CNN
23 Maj 2023, 11:29 | Futboll

Në fillim u dënua para ndeshjes me heqjen e 10 pikëve, më pas u shkatërrua në fushë nga Empoli me rezultatin 4-1, duke shuar pothuajse përfundimisht shpresën për zonën Champions.

E hëna e zezë e Juventusit u plotësua me një episod të shkurtër në fushë, me një video 5-sekondëshe që është bërë virale menjëherë.

Futbollisti skocez i Empolit, Liam Henderson, shihet duke u tallur me sulmuesin e Juventusit, Dusan Vlahovic, në lidhje me shifrën me të cilën është blerë serbi nga bardhezinjtë.

“Uuu… 80 milionë euro”, i thotë në fytyrë Henderson kundërshtarit të tij.


(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos