All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Vdes 6-vjeçari në Kavajë, u shtyp me makinë nga një 25-vjeçar

Nga A2 CNN
2 Shtator 2023, 12:19 | Kronikë
Vdes 6-vjeçari në Kavajë, u shtyp me makinë nga një
All - Paragraf - 1

Policia e Kavajës njofton se ka vënë në pranga një 25-vjeçar, i cili duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar një 6-vjeçar.

Ky i fundit, edhe pse është dërguar në spital, nuk ka arritur t'i mbijetojë plagëve të rënda dhe ka ndërruar jetë.

All - Paragraf - 3

“Kavajë/ Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin K. S., 25 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen e një personi.

Mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 1, Kavajë, automjeti tip “Volkswagen” që drejtohej nga 25-vjeçari, ka përplasur një shtetas 6 vjeç (këmbësor), i cili për shkak të dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.” (A2 Televizion)

Njoftimi i policisë së Kavajës
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos