
Një konflikt për pronat mes dy vëllezërve, që ka degjeneruar në kanosje me armë të një personi është regjistruar në Tiranë.
Policia ka ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit dhe ka vënë në pranga një 59-vjeçar së bashku me të birin, pasi kanosën familjarin e tyre (vëllanë e 59-vjeçarit).
Mësohet se Gert Latifi ka plagosur me mjet prerës shtetasit Rrest Abazaj dhe Viliardo Abazaj. Gerlad Jahi dhe Gëzim Jahi janë konlfiktuar me shtetasin Fatmir Jahi
Gjatë operacionit të koduar “Gate” janë sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu, 3 granata, 3 ndezës granatash, krehra dhe municion luftarak i llojeve të ndryshme.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit për një konflikt për motive pronësie, mes dy vëllezërve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Gate", për parandalimin e përshkallëzimt të konfliktit.
Gjatë këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve G. J., 59 vjeç dhe G. J., 27 vjeç (babë e bir), të dy banues në Tiranë.
Këta dy shtetas janë konfliktuar dhe kanë kanosur për motive pronësie, shtetasin F. J. (vëllai i 59-vjeçarit). Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu, 3 granata, 3 ndezës granatash, krehra dhe municion luftarak të llojeve të ndryshme. (A2 Televizion)
Njoftimi i policisë