
Kanë mbërritur në Gjykatën e Elbasanit 3 personat e përfshirë në ngjarjen e 17 gushtit, ku mbeti i vrarë Madrit Ulqinaku.
Horgito Peqini dyshohet se është autori i kësaj ngjarjeje, ndërsa Klaudjan Sallufi bashkëpunëtor.
Për ta është dhënë masa e sigurisë "arrest me burg" në mungesë, ndërsa sot verifikohen kushtet e masës.
Gjyqtare e çështjes është Pajtime Fetahu, ndërsa Prokuror Arber Berexha. Avokat është Ervis Kyqyku, i cili është caktuar nga shteti, pasi asnjë i përfshirë në ngjarje nuk ka avokat. (A2 Televizion)