Zeka: Kosova mban gjallë turizmin në Shqipëri, Rama vendos taksë 10 euro

Nga A2 CNN
5 Qershor 2020, 15:08 | Politikë
Zeka: Kosova mban gjallë turizmin në Shqipëri, Rama vendos

I ftuar në A2 analisti Milaim Zeka e quajti të turpshme taksën 5 euro në Rrugën e Kombit, ndërsa theksoi se turizmi në Shqipëri mbahet gjallë nga shqiptarët e Kosovës.

“Beogradi dhe Rusia dëshirojnë të shkaktojnë tërmet politik në Tiranë dhe në Prishtinë. Ne vijmë dhe mbajmë gjallë turizmin në Shqipëri, ndërsa Edi Rama na e vendos taksën 10 euro. A ka turp apo krim më të madh se të paguaj unë 5 euro për të ardhur dhe 5 për të ikur, kur turizmi në Shqipëri jeton ekskluzivisht vetëm prej kosovarëve?! Ne nuk debatojmë për këto gjëra, por debatojmë për teori konspiracioni se si duhet të ndahet Kosova.

Që do të ketë bisedime të ardhshme ide për rivendosje kufijsh, kjo është mëse normale. Beogradi do të kërkojë të na marrë edhe Prishtinën, por varet ne se çfarë i japim”, u shpreh Zeka. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos