Zhgënjen lapsi i Hitlerit, shitet më pak nga sa pritej në ankand

Nga A2 CNN
6 Qershor 2023, 22:29 | Bota

Një laps i veshur me argjend që supozohet se i përkiste Adolf Hitlerit është shitur në ankand dhjetë herë më pak nga sa parashikohej, për vetëm 5000 paund.

Lapsi, i cili iu shit një ofertuesi në internet, nga shtëpia e ankandeve “Bloomfield Auctions”, fillimisht mendohej se do të shitej mes 50 000 dhe 80 000 paund.

Besohet se lapsi i ishte dhënë diktatorit nazist nga partnerja e tij Eva Braun, si dhuratë për ditëlindjen e tij të 52-të gjatë Luftës së Dytë Botërore, më 20 prill 1941.

Aty mund të shihet mbishkrimi 'Eva' dhe inicialet A.H. që përkojnë me Adolf Hitleri.

Lapsi, fillimisht u ble nga një koleksionist në një ankand në vitin 2002 dhe që atëherë ka mbetur në familjen e tij.

“Bloomfield Auctions” iu kërkua të ndalonte shitjen për arsye morale nga kryetari i Shoqatës Evropiane të Hebrenjve, Rabini Menachem Margolin.

Ai e përshkroi tregtinë e artikujve që u përkisnin nazistëve të lartë si një fyerje për miliona njerëz që humbën jetën gjatë Holokaustit.

Megjithatë, shtëpia e ankandeve theksoi se artikulli është pjesë e historisë, duke shtuar se ata që blejnë sende të tilla janë koleksionistë legjitimë që kanë pasion të shkuarën.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi