Zyrtare, pas Shqipërisë, Edi Reja merr drejtimin e skuadrës së re

Nga A2 CNN
3 Mars 2023, 10:57 | Futboll
Zyrtare, pas Shqipërisë, Edi Reja merr drejtimin e skuadrës

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Edi Reja, është zyrtarisht tekniku i ri i skuadrës sllovene Gorica. 

Lajmi është publikuar nga vetë klubi nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ku i urohej mirëseardhja trajnerit italian.

Së bashku me të, do të jenë dhe Sergio Porrini dhe Luigi Febrari, të dy kanë qenë ndihmesat të tij në kombëtaren shqiptare.

Detyra e 77-vjeçarit do të jetë shumë e vështirë, pasi aktualisht sllovenet pozicionohen në vendin e fundit me 15 pikë pas 24 javësh dhe objektivi mbetet një dhe i vetëm, mbijetesa. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos