All - Scripts - 1
All - General - 1

1 vit luftë në Ukrainë, kalendari i një pushtimi gjakatar

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2023, 07:50 | Bota

Kalendari i një pushtimi gjakatar

24/02/2022: Putin shpall “operacionin special ushtarak” në orët e para të mëngjesit të 24 shkurtit. Bombat e para tronditën Kievin dhe qytetet e tjera të Ukrainës.

Në fjalimin e mbajtur para nisjes së sulmeve, Putin tha se kjo po bëhej për të “demilitarizuar” dhe “denazifikuar” Ukrainën.

Një shkëmbim kërcënimesh mes ushtarëve rusë dhe ukrainas në ditën e parë të luftës u bë simbol i qëndresës.

24/02/2022: Fitorja e parë e madhe e rusëve ishte kapja e bazës ajrore Antonov.

Por për shkak të kundërpërgjigjes së ukrainasve, aeroporti doli jashtë funksionit dhe nuk u përdor dot nga rusët për të furnizuar ushtrinë me armatime.

25/02/2022: Zelensky-Putinit: Ne jemi këtu! Presidenti i Ukrainës refuzoi ofertën e Shteteve të Bashkuara për t’u larguar nga vendi.

02/03/2022: Në 24 orët e para të sulmit, mbi 100 mijë ukrainas u larguan nga vendi. Sot, një vit pas luftës, numri i tyre ka shkuar në mbi 3 milionë.

06/03/2022: Luftimet e ashpra shkaktuan shkatërrim në infrastrukturën e qyteteve.

Sipas autoriteteve ukrainase, qindra civilë humbën jetën në përpjekje për t’u larguar nga vendi.

09/03/2022: Sulmohet me bomba materniteti i Mariupolit. Foto e një gruaje shtatzënë që largohej nga spitali i shkatërruar u bë simbol i absurditetit të luftës. Gruaja dhe foshnja humbën jetën të dy.

16/03/2022: Rusia bombardoi teatrin e Mariupolit. Brenda godinës kishte 1300 vetë, prej të cilëve 300 humbën jetën.

Rusia mohoi akuzën, edhe pse po e bombardonte prej javësh qytetin. Jashtë godinës ishte shkruar me germa cirilike në rusisht fjala “fëmijë”.

01/04.2022: Zbulohet masakra e Buchas. Trupat ruse lanë pas gjak dhe shkatërrim gjatë tërheqjes.

Pamjet tronditëse dëshmuan makabritetet ndaj civilëve, çka bëri që të kërkohej hetimi i Rusisë për krime lufte.

14/04/2022: Mbytet “Moskva”, anija kryesore ruse në Detin e Zi. Ukraina mori përsipër sulmin, Rusia tha se ndodhi për shkak të një zjarri në bord. Sidoqoftë, kjo ishte humbja më e madhe e flotës ruse në 40 vitet e fundit.

17/05/2022: Mbrojtja që forcat ukrainase i bënë për dy javë metalurgjikut Azovstal u bë një tjetër simbol i qëndresës.

Sipas Ukrainës, kjo pengoi avancimin e Rusisë më në perëndim të vendit dhe kapjen e qytetit kyç në Detin e Zi, Zaporizhia.

01/09/2022: Rusët largohen nga Kharkivi.

Pas një kundërofensive të fortë, ukrainasit arritën të rimerrnin pjesë të mëdha të territorit.

Moska e quajti tërheqjen “rigrupim”.

Por dështimi i turpshëm u kritikua nga mbështetësit e Putinit, përfshi edhe lideri çeçen Ramzan Kadyrov.

21/09/2022: Nis mobilizimi i pjesshëm në Rusi, i pari që prej Luftës II Botërore.

Vendimi shkaktoi protesta në të gjithë vendin dhe eksod të burrave për të shmangur rekrutimin.

08/10/2022: Ukraina hodhi në erë urën e vetme që lidhte Krimenë me Rusinë.

Ura, me domethënie simbolike dhe strategjike, u inaugurua nga Putini në 2018-n, 4 vite pas aneksimit të gadishullit.

10/10/2022: Nisi një fazë e re e luftës, Rusia sulmoi me bomba infrastrukturën energjetike të Ukrainës.

Si rezultat, qytete të tëra mbetën pa elektricitet dhe ujë.

12/11/2022: Pas 8 muajsh agresioni brutal, qyteti jugor Kherson u çlirua nga forcat ukrainase. Pak javë para largimit të trupave të tij, Putini e kishte shpallur qytetin pjesë të Rusisë.

21/12/2022: Zelensky udhëtoi për në SHBA, ku u takua me Presidentin Joe Biden.

Ishte një vizitë historike, e para që prej nisjes së pushtimit.

Para mbërritjes së Zelensky-t, Biden deklaroi se SHBA-ja do t’i jepte Ukrainës 2 milionë dollarë shtesë në ndihma. Mes tyre edhe sistemi i mbrojtjes kundërajrore, Patriot.

20/01/2023: Pas disa javësh me manovra politike, Gjermania miratoi dërgimin e tankeve Leopard 2 në Ukrainë. Edhe SHBA-ja premtoi tanke 31 M1 Abrams për ushtrinë e Kievit.

20/02/2023: Joe Biden kthen vizitën në Kiev. “Ukraina reziston, demokracia reziston”, deklaroi Biden.

Punoi: Adri Myftiu, Romina Çota (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/24/1-vit-nga-fillimi-lufta-ne-ukraine-ne-foto/
https://a2news.com/2023/02/23/putini-hedh-syte-edhe-nga-joni-italia-ne-mesdhe-po-shtohen-anijet-ruse-rrezik-per-incidente/
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 7

Latest Videos