10 viktima nga koronavirusi në Kosovë, mes tyre dhe një 29-vjeçar

Nga A2 CNN
25 Janar 2021, 15:11 | Kosova
10 viktima nga koronavirusi në Kosovë, mes tyre dhe një

Kosova ka raportuar 10 humbje jete nga koronavirusi në 24 orët e fundit. Sikurse bëhet me dije nga Instituti i Shëndetit Publik, mes viktimave është dhe një 29-vjeçar.

Ndërkaq, nga 1903 testime janë raportuar 311 raste pozitive. Pjesa më e madhe prej tyre u identifikuan në Prishtinë (84 raste), e ndjekur nga Prizreni me 83 raste.

Që nga nisja e pandemisë në Kosovë janë regjistruar më shumë se 58 mijë raste, prej të cilave 5852 janë ende aktive.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 128 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 51 081 raste. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos