Sondazh: Cilat janë aktivitetet tuaja gjatë fundjavës?
  • Sport 13%
  • Me miqtë dhe familjen 53%
  • Rri në shtëpi 33%

100 vende në Akademinë e Sigurisë, Ministria e Brendshme josh me paga dhe strehim

Nga A2 CNN
14 Gusht 2023, 12:56 | Aktualitet
100 vende në Akademinë e Sigurisë, Ministria e Brendshme josh me

“100 është numri i vendeve për këtë vit në Akademinë e Sigurisë. Ministria e Brendshme bën thirrje për aplikim duke joshur me paga konkurruese, por edhe strehim. Në deklarate për median, zv/ministrja Romina Kuko tha se krahas kualifikimit synohet edhe trajtimi dinjitoz financiar.

“Në buxhetin e vitit të ardhshëm, synojmë një rritje tjetër të ndjeshme në pagë për trupën e Policisë së Shtetit. Si Ministri e Brendshme, jemi në vetëdijshëm se krahas nevojës për tërheqjen e elementit të kualifikuar në radhët e policisë, duhet të garantojmë edhe një trajtim dinjitoz financiar për këta të rinj, që kanë shpenzuar vite e vite në auditoret e universiteteve.

Programi për strehimin social ka pak ditë që është shpallur dhe 100 banesa do të jenë për punonjës të Policisë. Ndaj dua të përsërit thirrjen për t'i shfrytëzuar këto ditë të mbetura deri në datë 30 gusht, për të aplikuar, testuar veten dhe për t'u bërë pjesë e Gjeneratës së Re të Policisë së Shtetit!”

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani