“Benzi i veçantë” bënte manovra të rrezikshme në rrugët e Bulqizës, gjobitet me 40 mijë lekë (VIDEO)

Nga A2 CNN
13 Gusht 2023, 18:59 | Aktualitet

Një i ri me Benz është kapur nga kamerat e disa qytetarëve teksa bënte manovra të rrezikshme duke vënë në rrezik edhe jetën e shoferëve të tjerë.

Ngjarja është regjistruar në mbikalimin mes qytetit të ri dhe të vjetër në Bulqizë. Kjo video, e filmuar nga një qytetar i rastësishëm, është ngarkuar më pas në rrjetet sociale, nga ku është pikasur nga policia Rurrore.

Për rrjedhojë, është bërë identifikimi dhe ndalimi drejtuesit të automjetit, së bashku me mjetin përkatës dhe është gjobitur me 40 mijë lekë.

"Kreu manovra të rrezikshme, Policia Rrugore e Dibrës, identifikon dhe ndëshkon drejtuesin e automjetit.

Në disa rrjete sociale është postuar një video, ku një automjet, drejtuesi i së cilës kryen manovra të rrezikshme duke u bërë rrezik për veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës, në mbikalimin mes qytetit të ri dhe të vjetër në Bulqizë.

Falë punës intensive, është bërë identifikimi dhe ndalimi drejtuesit të automjetit, sëbashku me mjetin përkatës.

Për kundërvajtjen e kryer ndaj tij u vendos masa administrative me vlerë 40 mijë lekë të rinj, referuar ligjit numër 8378 datë 22.07.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë i ndryshuar; neni 139 paragrafi 3.

Policia Rrugore e Dibrës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor".

Njoftimi i Policisë së Shtetit

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani