PD prezanton programin ekonomik: Të kthehet taksa e sheshtë

Rikthimi i taksës së sheshtë dhe lufta ndaj krimit, oligarkëve e burokracive dhe është ajo çka premton Partia Demokratike në programin e saj për zhvillimin ekonomik.

Në një tryezë me bizneset, lideri i opozitës prezantoi paketën e masave për sipërmarrjen dhe kthimin e ekonomisë shqiptare në tërheqëse për investitorët e huaj.

Lulëzim Basha deklaroi se  “taksa  e Ramës për karburantet,  do të shfuqizohet menjëherë, ashtu si do të vendoset tatimi i sheshtë në nivel 9%”.

Për biznesin e vogël, PD deklaroi se do të rrisë fashën e TVSH-së në 14 milionë lekë xhiro. Basha prezantoi edhe një paketë të veçantë për sektorin bujqësor, ku do të garantohet një mbështetje prej 100 milionë dollarësh në vit në subvencione direkte, blerja e naftës pa akcizë dhe mbrojtjen e prodhimit vendas.

Për të frenuar emigracionin dhe dobësimin e fuqisë punëtore, lideri demokrat premtoi dyfishim të buxhetit për arsimin e lartë dhe 10 mijë stazhe të paguara në vit për studentët.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN