Gazetari Roland Qafoku i tha deputetit të Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, se ka qenë pikërisht kjo parti ajo që ia ka dhënë pushtetin “në tepsi” kryeministrit Edi Rama.
Debati i zhvilluar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN:
Gjoni: Në momentin aktual rezulton që Partia Socialiste vjedh popullin për të vjedhur zgjedhjet dhe vjedh zgjedhjet për të vjedhur popullin.
Qafoku: E hiqnit.
Gjoni: Kush?
Qafoku: E hiqnit ju, me votë.
Gjoni: Më fal, në rast se parlamentarët europianë të thonë që krimi i organizuar nuk lejon që të realizohet rotacioni politik në Shqipëri…
Qafoku: Ia keni dhënë dhuratë Ramës, në tepsi. Që në vitin 2008.
Gjoni: Ne po i pranojmë gabimet, edhe të 2008-ës.
Qafoku: I dhatë peshqesh edhe Lulzim Bashën, edhe ndryshimet kushtetuese. Edhe tani thoni ata janë të këqinjtë, ne jemi të mirët. (A2 Televizion)