Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Miratohet në Kuvend paketa anti-KÇK

Nga A2 CNN
5 Mars 2020, 18:28 | Politikë
Miratohet në Kuvend paketa anti-KÇK

Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 89 vota pro aktin normativ të qeverisë për goditjen e krimit të organizuar dhe sekuestrimin e pasurive të paligjshme, të personave nën hetim ose të dënuar, ose e njohur ndryshe si paketa anti-KÇK.

Kjo paketë ka shkaktuar reagime tek opozita, presidenti dhe shoqëria civile, të cilat e konsiderojnë atë një shkelje të konventave të të drejtave të njeriut dhe madje të kushtetutës.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, për mbrojtjen e kësaj pakete, kryeministri Rama sulmoi ashpër fraksione të ndryshme të opozitës dhe presidentin se kanë dalë në mbrojtje të krimit.

Sipas tij, ky ligj special ka si subjekt të tij ata njerëz që janë dënuar për krime të rënda dhe për këtë arsye ata duhet të justifikojnë pasurinë e tyre.

A2 CNN Livestream

Dita jonë