Sinjale mosbesimi nga Tehrani, zyrtari i lartë iranian paralajmëron SHBA-të për angazhimet e marrëveshjes

Nga A2 CNN
19 Qershor 2026, 23:32 | Bota

Sinjale mosbesimi nga Tehrani, zyrtari i lartë iranian paralajmëron

Pavarësisht marrëveshjes SHBA-Iran, nga Tehrani vijnë sinjale të forta mosbesimi ndaj administrates amerikane.

Kreu i komitetit të sigurisë kombëtare të parlamentit iranian, Ebrahim Azizi, ka deklaruar sot se administrata Trump ka dështuar të angazhohet ndaj klauzolës së parë të Memorandumit të Mirëkuptimit me Teheranin.

Zyrtari i lartë iranian paralajmëroi gjithashtu për pasoja nëse, sipas tij, Uashingtoni vazhdon të mos zbatojë detyrimet e marra.

Klauzola e parë thotë se të dyja palët bien dakord për “ndërprerjen e menjëhershme dhe të përhershme të operacioneve ushtarake në të gjitha frontet, përfshirë Libanin”.

“Dështimi i Amerikës për t’u angazhuar ndaj klauzolës së parë të marrëveshjes tregon se Amerikës ende i mungon vullneti për të fituar besimin e kombit iranian”, shkroi Azizi në X.

“Vazhdimi i kësaj situate do t’u kushtojë shumë, e para prej të cilave do të jetë një përgjigje inteligjente dhe parandaluese ndaj shkeljes së angazhimeve të marrëveshjes”, tha ai.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos