“Absolut 4”, Çipa: Në fjalorin e Bashës nuk ka antagonizëm që të çon në konfliktin verbal

cipa 1100x620

Aleksandër Çipa, i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, analizoi komunikimin e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në studion e “Absolut 4”.

Sipas tij, “në fjalorin e Bashës nuk ka antagonizëm që të çon në konfliktin verbal”.

Ndërsa, sipas pedagoges Haris Vongli, “Basha ka qëndrueshmëri në komunikim dhe është konsistent në ato që shfaq”.

Premto Gogo, i KRIIK ALBANIA, theksoi se “njerëzit kanë nevojë për shpresë dhe janë shumë të rëndësishme si artikulohen mesazhet” në fushatë.

Gogo shtoi se “stafet e fushatave duhet të kenë ekspertë të fushës së komunikimit”.