
Për të pestin vit radhazi Shijaku u kthye në kryeqendrën e motoristëve të cilët erdhën nga mbi 50 vende të ndryshme të botës dhe diasporës duke krijuar një atmosferë elektrizuese të shoqëruar nga muzika Rock, një koncert me festime të ndryshme dhe shumë qytetarë dhe turist.
Grupe kombëtare dhe ndërkombëtare të shoqatave të motoristëve nga vende si Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Greqia, Italia, Franca, Gjermania, Holanda, Suedia, Danimarka dhe Zvicra, mbërritën në Shijak pasditen e sotme për këtë event që tashmë Bashkia Shijak e ka kthyer në një traditë të përvitshme çdo fillim qershori.
Parada e motoristëve nisi pasditen e së shtunës, me pjesëmarrjen e 50 grupeve ndërkombëtare dhe mbledhjen e tyre në orën 15:00 nga sheshi i Shijakut, nisjen e paradës nga ora 17:30 prej sheshit të Shijakut drejt shëtitores “Taulantia” Durrës, për t’u rikthyer më pas në qendër të Shijakut me vazhdimin e eventit të hapur ku pritet një koncert Rock n’Roll dhe jo vetëm.
Motor Fest është parë gjithnjë jo thjesht si një paradë, por si një festë e vërtetë ku ndahet histori, përvojë dhe miqësi të reja. (A2 Televizion)