Protesta rikthehet në Zvërnec, qindra qytetarë nga Vlora dhe rrethet vijojnë qëndresën

Nga Edi Ruçi dhe Gazmend Janku
6 Qershor 2026, 17:08 | Aktualitet

Protesta rikthehet në Zvërnec, qindra qytetarë nga Vlora dhe

Protestat e nisura prej një jave këtë të shtunë janë rikthyer në zonën e Zvërnecit, nga atje ku nisën pas rrethimit të kësaj zone.

Protestuesit, të ardhur edhe nga qytete të tjera të vendit, u mblodhën në zonën e plazhit të Zvërnecit me pankarta dhe thirrje për mbrojtjen e kësaj zone me natyrë dhe habitat të veçantë.

Ata hodhën parrulla kundër idesë së zhvillimit të zonës me ndërtime të resorteve dhe lënien e saj si pasuri publike, siç e ka krijuar natyra.

Pjesëmarrësit kanë marshuar në të gjithë zonën e plazhit për të treguar bukurinë dhe nevojën për të mbetur e paprekur.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos