“Çohu nga kafja”, protestë edhe në sheshin qendror të Fierit

Nga A2 CNN
6 Qershor 2026, 20:13 | Aktualitet

“Çohu nga kafja”, protestë edhe në sheshin qendror

Me thirrjen “Çohu nga kafja”, ka nisur protesta e radhës kundër ndërtimit të resortit të Zvërnecit, në sheshin qendror të Fierit.

Në fjalën e tyre protestuesit kanë kundërshtuar jo vetëm politikat e qeverisë për shitjen e pronave publike, por edhe politikat që kanë varfëruar popullin. Ata janë ndalur edhe te bregdeti i Qarkut Fier, i cili sipas tyre është i gjithi i shitur.

Protestuesit i kanë bërë thirrje njëherazi kryeministrit Rama të ballafaqohet me qytetarët e revoltuar pasi nuk mund të vazhdojë ta mbajë vendin peng.

Njëherazi protestuesit i kanë bërë thirrje edhe drejtësisë të reagojë ndaj thirrjeve të qytetarëve , “Rama në burg,” “Berisha në burg,” pasi në të kundërt, do të jetë populli ai që do të vendosë drejtësi.

Protesta është përmbyllur me marshimin e protestuesve në rrugët kryesore të qytetit të cilët me pankarta në duar nuk kanë ndalur thirrjet për anulimin e projektit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos