Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Komunikimi i liderëve në fushatë, ekspertët: Fushatë antiligjore, Rama gjuhë stigmatizuese

Nga A2 CNN
11 Mars 2021, 21:29 | Politikë
Komunikimi i liderëve në fushatë, ekspertët: Fushatë

Fushata që ka nisur është në kundërshtim me ligjin. Kështu deklaroi Premto Gogo i KRIIK ALBANIA në studion e “Absolut 4” në A2. Sipas tij artikulimi që po përdorin dy liderët në fushatë po shkon drejt një polarizimi që afekton të gjithë klimën politike.

Për kreun e unionit të gazetarëve Aleksandër Çipa, Rama i është rikthyer imazheve të vitit 2009 por tashmë me nje gjuhë stigmatizuese ndaj kundërshtarit politik. Kurse, Basha thotë ai, ka sjellje populiste për të inkurajuar elektoratin. Për Çipën që të dy liderët janë të lexueshëm.

“Rama i është rikthyer imazheve të 2009 kur perfomoi në mënyrë evidente, por ka një mospërkim nëse atëherë përdorte një gjuhë luajaliste dhe afishimin e programit që bazohej mbi kontrastin, ai ka një gjuhë stigmatizuese ndaj kundërshtarit politik. Basha e nis kumtin elektoral nga Kavaja që të lë shije rikthimin në bastione të politikës, me sjellje populiste, thyerje dhe një tabuje më shumë se një shkelje antiligjore, një tabu për të inkurajuar entuziazëm. Janë të lexueshme, nuk kanë diçka që është e vështirë për të dekodifikuar aktet e siparit elektoral të dy”.

Pedagogia Haris Vongli e konsideron gjuhën e kryeministrit Rama, shqetësuese dhe seksiste dhe këtu i refrohet deklaratës së tij të një dite më parë për kandidaten demokrate Grida Duma. Sipas saj liderët botërorë të ngjashëm me Ramën janë në rusi dhe Erdogan në  Turqi.

“Jam gjendur në një dilemë të madhe duke paralelizuar ato që tentoj t’u mësoj studentëve dhe ato që studentët shohin në daljet publike të liderëve politikë, sidomos te kryeministri Rama dhe ngre pikëpyetje të mëdha mbi etikën, përshkrimin e liderit mbi mënyrën dhe gjuhën që ka zgjedhur t’i drejtohet të gjithë shqiptarëve. Komunikimi politik është ura që lidh liderët me elektoratin. Do të doja të shihja një program nga Rama dhe një përballje idesh mes dy drejtuesve të fushatës që janë fushata të partive që përfaqësojnë jo personale. Gjuha e ngjashme e përdorur nga liderat botërorë ishin në Rusi dhe me Erdogan në Turqi, të cilët kanë patur tërë kohës një gjuhë seksiste ndaj grave dhe këtë e solla paralelizëm te dalja publike e kryeministrit dje që do të indinjohesha me çdo politikan që do kishte atë gjuhë ndaj çdo gruaje dhe femre. Është shqetësuese për mua gjuha e përdorur”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani