Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Debati mbi Gërvallën, Egro: Mund të afrojë Kosovën me Gjermaninë. Nurellari: Nuk paragjykoj, por di vetëm që është flautiste e talentuar

Nga A2 CNN
23 Mars 2021, 22:32 | Kosova
Debati mbi Gërvallën, Egro: Mund të afrojë Kosovën me

Për sa i përket përbërjes së kabinetit Kurti, të ftuarit e Absolut 4 kanë pikëpamje të ndryshme.

Për producenten e lajmeve ndërkombëtare në A2, Rosalba Bejdo, “qeveria Kurti është qeveria e një gjenerate të re, njerëz me eksperiencë të larmishme, por edhe dy ministra nga diaspora, tre ministri që i kanë kaluar komuniteteve jo shumicë, ka figura besnike të kryeministrit por nuk ka më figura të rëndësishme që i përkasin kohës së luftës”.

Gazetari Franko Egro fokusohet pikërisht te një nga emrat e  më të diskutuar, atë të ministres së Jashtme Donika Gërvalla. “Gërvalla është personazh interesant. Ajo është vajza dhe mbesa e dy martirëve të Kosovës, të vrarë në Gjermani në afërsi të Shtutgartit, ndër krijuesit e idesë së pavarësisë së Kosovës dekada përpara se të konkretizohej, ka një aktivitet intensiv me LDK por u përjashtua nga mënyra sesi donte të bënte politikë”, thotë analisti.

 Egro shton një element tjetër faktin që kryediplomatja kosovare “është bashkëshortja  e një ish-deputeti gjerman, Stefan Schwartz, dhe njohës i Kosovës dhe me influencë në politikën gjermane. Do të ishte mirë që këtë influencë zonja Gervalla ta afronte me Kosovën, sepse dihet pesha e Berlinit në dialogun me Serbinë. Diplomacia kosovare prej një viti ka qenë pothuajse inekzistente”.

Ndërkohë, analisti Adri Nurellari duket skeptik, bazuar edhe në historinë politike dhe personale të Gërvallës.

“Për sakrificën e babait dhe xhaxhait të zonjës Gërvalla ka respekt e gjithë Kosova, por për të mbetet për t’u parë. Ajo njihet si super agresive ndaj zotit Thaçi dhe PDK-së, dhe një zë i fortë kundër bashkëpunimit midis PDK dhe LDK-së, nuk njihet për gjë tjetër”

Sipas tij “është e vështirë të marrësh një person nga diaspora dhe ta vesh në ministrinë e Jashtme, ajo ka lindur në Shkup, ka kaluar pjesë të femërisë në Kosovë, nga viti 1982 është rritur në Shqipëri ku ka jetuar 10 vjet, pastaj ka ikur në Gjermani. Nuk paragjykoj, por përtej faktit që është flautiste e talentuar nuk di gjë tjetër”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani