Hapja e fushatës nga PS dhe PD, Dervishi: Demokratët bënë autogol, ndërsa Rama u mor me opozitën

dervishi 1 1100x620

Gazetari Lutfi Dervishi, i ftuar në studion e “Absolut 4” në A2, komentoi hapjen e fushatës së Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, të cilat zhvilluan sot, pothuajse në të njëjtën orë, eventet e tyre.

“Ishin mitingje në kushte të jashtëzakonshme, e vështirë që të kuptosh shumë, edhe për faktin se u bënë pothuajse në të njëjtën orë. Demokratët u përpoqën të imitonin pa sukses modelin e fushatës Biden, me njerëzit në makinat e tyre, dhe mendoj se ishte autogol. Ndërsa kryeministri, në një pjesë të mirë të fjalimit të tij, duket se kishte në fokus mitingun e PD-së. Më shumë se çfarë bëmë e do të bëjmë, u mor me opozitën”, deklaroi Dervishi.

“Fjalimet kishin dy shina: nëse PD e kishte mesazhin kryesor kthimin në normalitet, fjalimi i kryeministrit kishte më tepër shënjestër Presidentin, ish-kryeministrin dhe Monika Kryemadhin. LSI-ja duket se do të jetë fokusi i sulmeve. Premtimet për rritje rrogash e ulje taksash janë të bukura për t’u dëgjuar, por si do të dalin paratë? Nuk mund të presim mrekulli edhe për faktin se jemi në pandemi”, u shpreh Dervishi.

  • LAJMI I FUNDIT | PD drejt 13 qershorit - Absolut 4
  • LAJMI I FUNDIT | Të ftuar: Çlirim Gjata, Genti Malko, Lutfi Dervishi, Ilir Kalemaj
  • LAJMI I FUNDIT | PD drejt 13 qershorit - Absolut 4