Rama takon banorët e Zvërnecit, “edhe 500 mijë veta në shesh nuk e ndalin projektin”

Nga Esmeralda Mali
5 Qershor 2026, 23:14 | Politikë

Pas samitit në Malin e Zi, Kryeministri Rama u takua me banorë të Zvërnecit. Përballë kreut të qeverisë, banorët ngritën si problematike kthimin e pronës, ndërsa thanë se nuk ishin kundër investimeve.

Shqetësimit të tyre, Rama iu përgjigj se për pronën duhet të presin gjykatën, ndërsa ai ishte aty për të dhënë përgjigje për investimin në Sazan.

Kryeministri Edi Rama udhëtoi me helikopter nga Mali i Zi drejt Vlorës, atje ku e prisnin banorët e Zvërnecit. Shqetësimi i tyre lidhej me kthimin e pronave në Zvërnec, gjë për të cilën Kryeministri u përgjigj se mosmarrëveshja e pronarëve të tokës me investitorët është një çështje private që i takon gjykatës ta zgjidhë, ndërsa ai kishte ardhur aty si kreu i qeverisë shqiptare për investimin në Sazan.

Protestuesve që mblidhen poshtë zyrës së tij në Tiranë, Rama u tha se edhe 500 mijë po të mblidhen, projekti nuk anulohet. Duke e konsideruar protestën politike, Rama i sfidoi protestuesit me zgjedhjet e 2029 (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos