
Në protestën e sotme të qytetarëve para Kryeministrisë ka kaluar edhe ambasadori i delegacionit të BE Silvio Gonzato.
Sipas qytetarëve që ishin në zonën ku është filmuar ambasadori i BE, ai thjesht ka kaluar, ka qëndruar pak sekonda, por nuk ka qenë pjesëmarrës në protestë.
Sot po zhvillohet dita e gjashtë e protestës qytetare para Kryeministrisë, që mbahet në një ditë kur kreu i qeverisë zhvilloi takim në Vlorë me banorët e Zvërnecit. (A2 Televizion)