Shkarraviti “E dua Mitrovicën’, ndalohet kryetari i Mitrovicës së Veriut, arrestohet aktivisti serb

Nga Rosalba Bejdo
5 Qershor 2026, 22:22 | Rajoni & Bota

Shkarraviti “E dua Mitrovicën’, ndalohet kryetari i

Policia e Kosovës ndaloi përkohësisht për t’i marrë në pyetje kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Millan Radojeviq, dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal, Ivan Zaporo-zhac, pasi ata u përpoqën ta mbulonin me ngjyrë të kuqe zemrën e gjelbër në shenjën “E dua Mitrovicën”, e cila ishte vendosur nga pushteti i mëparshëm i udhëhequr nga ish-kryetari shqiptar Erden Atiq.

Pasi u liruan, Radojeviq u tha gazetarëve se pushteti lokal vetëm po i zbatonte vendimet që kishte miratuar paraprakisht. Sipas tij nuk ka Mitrovicë po Mitrovicë të Veriut dhe të jugut. Në fund të muajit maj, asamblistët e Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut votuan pro propozimit për largimin e shenjës “E dua Mitrovicën”.

Ndërkohë policia e Kosovës njoftoi të premten se e ka arrestuar një person nga komuna e Graçanicës, nën dyshimin për marrje dhe dhënie të ryshfetit në lidhje me votimin, dy ditë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit.

Ajo tha se gjatë kontrollit ka gjetur dhe konfiskuar prova, si dhe ka marrë në pyetje dy dëshmitarë. Ndërsa policia nuk tregoi se kush është i arrestuari, Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë njoftoi se i ndaluari është aktivisti i Listës Serbe, Aleksandar Trajkoviq nga fshati Uglarë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos