“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Nga Xhevahir Qardaku
4 Qershor 2026, 18:14 | Rajoni & Bota

 “Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor në Tivat të Malit të Zi, pavarësisht paralajmërimeve të shërbimeve serbe të inteligjencës për rreziqe ndaj sigurisë së tij.

Pas takimit me Presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa, Vuçiç tha se e konsideron të rëndësishme përfaqësimin e Serbisë në këtë forum rajonal. Ai deklaroi se në Tivat do të flasë hapur.

“Do të shkoj atje dhe do të them gjithçka që kam për këto lojëra të ndryshme ku Serbia paraqitet si 'Rusia e vogël', dhe ata janë si vendet baltike, gjithmonë të kërcënuara nga ne e kështu me radhë. Pra, do të flas për këtë, por në Mal të Zi”, u shpreh ai.

Vuçiç theksoi se nuk ka frikë të shprehë qëndrimet e tij dhe se disa çështje politike do t’i trajtojë gjatë samitit në Mal të Zi. Samiti BE-Ballkani Perëndimor do të mbledhë liderët e rajonit dhe përfaqësuesit më të lartë të Bashkimit Europian. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos