Mbahet protesta e pestë nga qytetarët para Kryeministrisë

Nga A2 CNN
4 Qershor 2026, 19:26 | Politikë

Mbahet protesta e pestë nga qytetarët para Kryeministrisë

Ka hyrë në ditën e pestë radhazi protesta e qytetarëve para Kryeministrisë.

Protesutesit janë mbledhur këtë të enjte në sheshin “Skënderbej”, nga ku kanë nisur marshimin drejt godinës së Kryeministrisë për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj projektit në Zvërnec.

Ata kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec, ndërsa gjatë tubimit janë dëgjuar edhe thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Pjesëmarrësit kanë mbajtur pankarta me mesazhe kundërshtuese, ku lexohej: “Atdheu nuk është në shitje” dhe “Nuk shitet Shqipëria”.

Protestuesit thekosjnë se protesta është e qytetarëve dhe e asnjë partie politike, duke përjashtuar edhe forcat e reja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos