Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Luzi: Në vend që të moderohet, fushata vjen me më shumë egërsi te publiku

Nga A2 CNN
5 Prill 2021, 22:54 | Politikë
Luzi: Në vend që të moderohet, fushata vjen me më shumë

Ish-kryetarja e KQZ-së, Lefterie Luzi, shprehu shqetësim për faktin se fushata elektorale egërsohet gjithmonë e më shumë me kalimin e viteve.

“Presim që fushata të moderohet nga zgjedhjet në zgjedhje, por po ndodh e kundërta. Palët, gjithmonë shkojnë te publiku me më shumë egërsi. Duke pasur edhe kandidatë preferencialë, kemi dy fushata: të subjektit dhe kandidatit. Kandidati shkon më pranë zgjedhësit dhe shpresojmë që kjo gjë ta bëjë më llogaridhënës”, deklaroi Luzi.

“Fokusi i medias tradicionale është i lartë, por rrjetet sociale po bëjnë punën më të madhe sot. Edhe kandidatët po i përdorin më shumë. Media ka kohë të caktuar dhe monitorohet, ndërsa legjislacioni nuk i pengon rrjetet sociale”, shtoi Luzi.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli