Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Plagosja në zyrën e PD në Kavajë, Dervishi: Bërja shembull e autorit dhe distancimi i kundërshtarit mbajnë të izoluar situatën

Nga A2 CNN
19 Prill 2021, 21:50 | Politikë
Plagosja në zyrën e PD në Kavajë, Dervishi: Bërja

Për analistin Lutfi Dervishi plagosja e të riut brenda zyrës elektorale të Partisë Demokratike është një ngjarje e rëndë që kërkon bërjen shembull të autorit, dhe distancimin e kundërshtarit për ta mbajtur të izoluar dhe jo për të agravuar situatën.

“Është ngjarje e rëndë, vendi ia vendos sfondin politik se ka ndodhur në zyrën e PD dhe ne gjykojmë reagimin e policisë, prokurorit e gjykatës dhe të aktorëve politikë. Izolimi, distancimi dhe bërja shembull e autorit është çështja e vetme dhe distancimi i stafit kundërshtar janë elementët kryesorë për të mbajtur të izoluar dhe jo për të agravuar situatën”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë