Rusët hyjnë në qendër të Mariupolit, Kremlini: Falje për këdo që dorëzohet

Përditësuar më: 18/3/2022, ora 22:31
ukraine mariupol 1201x720

Rusët hyjnë në qendër të Mariupolit, Kremlini: Falje për këdo që dorëzohet

Përditësuar më: 18/3/2022, ora 22:31

Forcat ruse kanë hyrë në orët e fundit në qendër të Mariupolit dhe duket se kanë marrë kontrollin e qytetit portual, i cili prej ditësh ishte kthyer në qendrën e luftimeve mes palëve.

Lajmi u dha nga kryebashkiaku Vadym Boichenko, i cili konfirmoi avancimin rus në qytet, duke thënë se luftimet kanë qenë shumë të ashpra dhe tashmë nuk ka një pjesë të Mariupolit ku nuk shihen shenjat e luftës.

Mijëra njerëz kanë mundur të largohen nga qyteti, ndërsa shumë të tjerë kanë gjetur strehim në vendet e përgatitura nga autoritetet lokale për t’iu shpëtuar plumbave.

Ministria ruse e Mbrojtjes doli në një deklaratë ku bëri me dije se trupat ushtarake do të falin këdo që dorëzohet në orët në vijim në Mariupol.

Por, i menjëhershëm ishte dhe reagimi i Kievit zyrtar që refuzoi propozimin për tërheqjen e ushtrisë ukrainase nga Mariupoli.