“Do të jemi pjesë e atdheut tonë historik”, vendi që kërkon të bashkohet me Rusinë

Përditësuar më: 31/3/2022, ora 15:03
moska sheshi i kuq 1275x720

“Do të jemi pjesë e atdheut tonë historik”, vendi që kërkon të bashkohet me Rusinë

Përditësuar më: 31/3/2022, ora 15:03

Presidenti i rajonit separatist të Osetisë Jugore në Gjeorgji, mund të marrë hapa konkretë për t’iu bashkuar Rusisë.

Moska e ka njohur territorin bregdetar të Abkazisë si të pavarur pas luftës kundër Gjeorgjisë, në vitin 2008, dhe i ka ofruar vazhdimisht ndihmë financiare dhe shtetësi ruse për popullatën, teksa ka pozicionuar mijëra ushtarë në atë rajon.

Anatoly Bibilov, President i Osetisë Jugore, u shpreh: “Synimi kryesor historik dhe strategjik për popullin e Osetisë, popullin e ndarë, është unifikimi në një shtet. Ky shtet është Federata Ruse. Unë besoj se bashkimi me Rusinë është synimi ynë strategjik, rruga jonë, aspirata e popullit dhe një drejtim në të cilin ne do të shkojmë. Së shpejti, do të ndërmarrim hapa ligjorë. Republika e Osetisë Jugore do të jetë pjesë e atdheut tonë historik, Rusisë”.