Prej 4 orësh zjarrfikësit në luftë me flakët, Balla mbërrin në Zhamë të Lushnjes

Nga A2 CNN
5 Shtator 2023, 19:55 | Aktualitet
Prej 4 orësh zjarrfikësit në luftë me flakët, Balla

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka mbërritur në Lushnje për të parë nga afër situatën e krijuar nga një zjarri i madh që ka përfshirë pasditen e sotme kodrat me ullinj në fshatin Zhamë Sektor, Njësia Dushk.

Si pasojë e përhapjes së flakëve u dogjën sipërfaqe të konsiderushme me ullinj, bimësi dhe shkurre, duke rrezikuar edhe banesat.

Në vendin e ngjarjes janë angazhuar forcat zjarrfikëse,  punonjës të Policisë dhe administratës së bashkisë janë të angazhuara prej më shumë 4 orësh për vendosjen në kontroll të zjarrit. Siç njoftohet, aktualisht flakët nuk rrezikojnë banesat përreth.

Ndërkohë, për rastin është shoqëruar një person në polici. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos