Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, nisi vizitën e tij në Kiev në një gjest që për shumë ekspertë konsiderohet si mbështetjeje për kundërofensivën e Ukrainës kundër forcave ruse e cila po hyn në muajin e saj të katërt, teksa fitoret kanë qenë të vogla.
Gjatë vizitës së tij dyditore, Blinken do ta kalojë natën në Kiev, për herë të parë për një zyrtar të lartë, që nga nisja e luftës dhe pritet të njoftojë një paketë të re ndihme me vlerë më shumë se 1 miliard dollarë.
Blinken do të takohet me Presidentin Volodymyr Zelensky dhe Ministrin e Jashtëm Dmytro Kuleba, si dhe figurave të shoqërisë civile. (A2 Televizion)