Eden Hazard vazhdon të jetë një lojtar pa ekip. Në këto kushte, zërat për tërheqjen përfundimtare të ish-futbollistit të Real Madrid po shtohen gjithmonë e më shumë.
Edhe vetë belgu ka ndihmuar në shtimin e këtyre zërave në dokumentarin e ri mbi përfaqësuesen e Belgjikës.
“Pak nga pak po vjen dita të shijoj jetën me familjen time dhe miqtë. Duke pirë birra, sigurisht”, thotë 32-vjeçari.
Hazard është tërhequr nga kombëtarja, ku ka qenë kapiten i ekipit. Nga viti 2008 deri në vitin 2022, mesfushori ka luajtur 126 ndeshje me kombëtaren, duke shënuar 33 gola. (A2 Televizion)