Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 43%
  • Tre herë në javë 21%
  • Vetëm në fundjavë 7%
  • Asnjëherë 29%

Mediat çeke: Kujdes nga Shqipëria, ata vijnë me lojtarë nga Serie A dhe La Liga

Nga A2 CNN
8 Shtator 2023, 09:19 | Futboll
Mediat çeke: Kujdes nga Shqipëria, ata vijnë me lojtarë

Shqipëria do të zhvillojë një nga ndeshjet më të rëndësishme të viteve të fundit, këtë të enjte, në transfertë ndaj Çekisë.

Ky takim mund të vendosë shumë për rrugën e kombëtares kuqezi drejt Euro 2024 edhe pse pas 3 ditësh do të luajmë ndaj Polonisë në Air Albania. Skuadra e drejtuar nga trajneri Sylvinho ndodhet në Pragë që prej ditës së mërkurë, aty ku atmosfera është ndezur nga tifozët shqiptarë që mbrëmjen e djeshme.

Megjithatë, edhe pse biletat për këtë takim janë blerë nga çekët gati dy muaj më parë, vëmendja e dhënë për takimit nga mediat sportive vendase nuk është e madhe. “Isport.cz”, një nga faqet më të rëndësishme vendase i ka bërë një analizë të shkurtër, takimit të sotëm. Ata shkruajnë se kombëtarja e tyre duhet ta fitojë këtë takim dhe më pas bileta për të kaluar kufirin me Gjermaninë është thuajse e sigurt.

“Na duhen edhe 3 fitore dhe këtë mund ta bëjmë vetëm me ndeshjet në shtëpi për të shkuar në Euro 2024”, shkruan media çeke. Megjithatë, ata kërkojnë më tej që kombëtarja e tyre të bëjë kujdes nga Shqipëria, pasi vlerësohet si një kundërshtar jo i lehtë, tejet i vështirë për t’u çarë në mbrojtje. “Ata kanë emra interesante, me 7 lojtarë që vijnë nga Italia, Spanja e Anglia”, vazhdon media çeke, por edhe këtu gabojnë dhe tregojnë se nuk kanë informacionin e duhur për kombëtaren kuqezi, pasi vetëm nga Italia kanë ardhur 9 futbollistë në Kombëtare.

Ndërkohë, “seznamzpravy.cz” i ka kushtuar një shkrim Qazim Laçit, mesfushorit që është në listën e Kombëtares, por nuk do të luajë në këtë ndeshje për shkak të problemeve shëndetësore. 27-vjeçari është pjesë e Spartës së Pragës, aty ku është kthyer në një lojtar shumë të rëndësishëm. Mungesa e tij në këtë përballje shihet si një humbje e madhe nga mediat çeke, teksa e vlerësojnë Laçin si motorin e Kombëtares.

Përballja Çeki-Shqipëri do të nisë në orën 20:45, ndërsa më 10 shtator, kuqezinjtë do të presin Poloninë në Air Albania.

A2 CNN Livestream

A2 Business