Kryeministri Edi Rama reagoi pas barazimit 1-1 të Kombëtares ndaj Republikës Çeke, në ndeshjen e zhvilluar në Pragë.
Me anë të një postimi në Facebook, kreu i qeverisë theksoi se ekipi ynë përfaqësues “nuk bën vetëm pikë, po luan futboll si e barabartë në çdo drejtim, jep shpirtin në fushë dhe frymëzon”.
“Kjo Kombëtare nuk bën vetëm pikë, po luan futboll si e barabartë në çdo drejtim, jep shpirtin në fushë dhe frymëzon. Faleminderit djemve kuqezinj, po faleminderit edhe kampionëve që e drejtojnë këtë skuadër kaq dinjitoze, trainerit Sylvinho dhe ndihmësve të tij”, shkruan Rama në rrjetin social. (A2 Televizion)