Sondazh: Të bëhesh i pasur në Shqipëri është:
  • E lehtë 0%
  • E vështirë 100%
  • E pamundur 0%

Çeki-Shqipëri, formacioni i mundshëm. Si do të rreshtohet Sylvinho?

Nga A2 CNN
7 Shtator 2023, 10:10 | Futboll
Çeki-Shqipëri, formacioni i mundshëm. Si do të rreshtohet

Ndeshje vendimtare ku detyrim është fitorja! Kombëtarja shqiptare luan sot përballë Republikës Çeke në Pragë, në një takim që mund të vendosë shumë për fatin e kuqezinjve në Euro 2024.

Skuadra e drejtuar nga braziliani Silvinho zhvilloi pasditen e së mërkurës dhe seancën e fundit stërvitore ku grupi ishte i plotë dhe pa probleme fizike.

Mungesa e vetme është Qazim Laçi për shkak të gjendjes gripale të tij. Pjesa tjetër e skuadrës është në dispozicion të trajnerit.

Sa i përket formacionit nuk pritet të ketë shumë ndryshime. Me skemën 4-3-2-1, në portë do të qëndrojë Etrit Berisha, mbrojtja nga krahët Hysaj dhe Balliu ndërsa në qendër Ismajli dhe Gjimshiti.

Mesfusha do të ketë Bajramin, Ramadanin, Asllanin ndërsa sulmi Uzuni dhe Asani do të ndihmohen nga Sokol Cikalleshi. 

Aktualisht, Shqipëria ka 6 pikë në grupin E, një më pak se Republika Çeke kryesuese dhe në rast të një suksesi kuqezinjtë do të rrëmbenin vendin e parë.

 Dueli nis prej orës 20:45 në Fortuna Arena në Pragë. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu