
Në ditën e dytë të vizitës së tij në Ukrainë, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, vizitoi një ish-shkollë fillore në Yahidne, ku në fillim të luftës, trupat ruse mbanin të arrestuar dhe torturonin të burgosurit ukrainas.
Zyrtari i lartë amerikan u informua për krimet e rënda ndaj civilëve të pafajshëm dhe kostot e tmerrshme njerëzore që ka shkaktura agresioni rus në Ukrainë.
Pas vizitë, sekretari Blinken tha se ajo që kishte ndodhur në këtë shkollë, ishte vetëm një tjetër shembull i mizorive të forcave ruse.
Në ditën e parë të vizitës së tij në Ukrainë, sekretari Blinken prezantoi paketën e re të ndihmës ushtarake, e cila arrin në vlerën 1 miliard dollarë dhe që parashikon mes të tjerash dhe dërgimin e municioneve me uranium të varfëruar.
Blinken përsëriti qëndrimin se administrata e Presidentit Biden do të sigurojë vazhdimin e përkrahjes së Uashingtonit për Kievin. (A2 Televizion)