Dronët rusë mbushin qiellin mbi Odessa gjatë natës

Nga A2 CNN
8 Shtator 2023, 09:52 | A2 CNN në Ukrainë
Dronët rusë mbushin qiellin mbi Odessa gjatë natës

Forcat Ajrore të Ukrainës pretendojnë se kanë arritur të rrëzojnë 16 nga 20 dronë rusë mbi qytetet e Odessa-s dhe Mykolaiv.

Ndërkohë, Reuters shkruan se 14 nga dronët janë rrëzuar në Odessa, ndërsa dy të tjerët në Mykolaiv. Dronët besohet se janë lëshuar nga territori rus dhe Krimea. Autoritetet lokale ukrainase kanë raportuar se një nga dronët goditi një ndërtesë, por fatmirësisht pa shkaktuar viktima. Rusia ka kryer sulme edhe në rajonin juglindor të Zaporizhzhia dhe rajonin verilindor të Sumy me raketa, duke plagosur disa persona.

Ndërkohë, Ukraina ka reaguar duke thënë se Rusia ka zhvendosur shumicën e njësive ushtarake që ishin në Bjellorusi, për stërvitje në zona të tjera dhe për këtë arsye nuk ka më forca tokësore të mjaftueshme për të nisur një ofensivë nga ky territor.

Lajmi u mësua nga zëdhënësi i rojeve kufitare të Bjellorusisë, Andriy Demchenko, sipas të cilit Moska nuk ka një grup të mjaftueshëm sulmues që është gati dhe në gjendje të pushtojë Ukrainën.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara kanë akorduar një paketë tjetër ndihme me armë për Ukrainën, e dyta brenda 24 orëve, pas asaj të prezantuar nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Blinken gjatë vizitës në Kiev. Sipas Pentagonit, bëhet fjalë për një ndihmë 600 milionë dollarëshe që përfshin mes të tjerash municione për sistemin e artilerisë Himars. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos