Euro në “pikiatë”, bien edhe monedhat e tjera

Nga A2 CNN
12 Shtator 2023, 13:30 | Ekonomi
Euro në “pikiatë”, bien edhe monedhat e tjera

Euro vijon rënien edhe për të dytën ditë radhazi. Sipas kursit zyrtar të publikuar nga Banka e Shqipërisë, valuta evropiane po këmbehet mesatarisht për 106.67 lekë duke humbur 0.20 pikë në raport me fundjavën.

Sipas Bankës së Shqipërisë zhvlerësimi i euros është reflektim i ofertës se shtuar të valutës, përfshirë nga investimet e huaja dhe dërgesat e emigrantëve.

Në shitje euro po këmbehet me 107.21 lekë, ndërsa po blihet për 106.15 lekë. Bashkë me euron janë zhvlerësuar edhe valutat e tjera kryesore në vend si dollari apo paundi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos