Të punosh për muaj të tërë dhe në fund të mos marrësh atë që meriton. Është ky fati i shumë bujqve shqiptarë që përveç se i dorëzojnë produktet e tyre pa e ditur çmimin e pa faturë, duhet të presin edhe një kohë të gjatë për të marrë paratë. Grumbulluesit i justifikojnë vonesat dhe mos-vendosjen e çmimit në momentin e dorëzimit të mallit, me nevojën për të parë ecurinë e shitjes së produkteve në tregjet e huaja. Por zinxhiri i vonesave në pagesa që arrijnë deri në 10 milionë euro po ndikon drejtpërdrejtë në ngadalësimin deri në pamundësi të vijimit të aktivitetit bujqësor në sezonet vijuese duke prodhuar toka djerrë e çmime të kripura.
Ndiqni episodin e radhës të “31 Minuta” për të mësuar më shumë. (A2 Televizion)