Infermieria, “Green Card” për në Europë - 31 Minuta

Nga A2 CNN
5 Qershor 2023, 21:26 | 31 Minuta

Infermieria po shihet si profesioni i mundësive jashtë vendit. Mbi 3 mijë të rinj zgjedhin çdo vit këtë program studimi me të vetmin qëllim, të largohen nga vendi për një jetë dhe punë më të mire, në një nga  vendet e Europës.

Edhe ata që sapo kanë hyrë në auditoret e fakulteteve, synimet i kanë të qarta, me të marrë diplomën do të ikin.

Kryesisht, Gjermania është vendi që po tërheq punonjësit e kualifikuar të shëndetësisë shqiptare duke i joshur me standardin e jetesës atje dhe paga disafish më të larta.  Afro 1500 infermierë ikin çdo vit nga Shqipëria, për t’u punësuar në spitalet e Europës.

Pavarësisht planit për rritjen e pagave, eksodi i punonjësve të shëndetësisë nuk njeh të ndalur.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli