Fijet që nuk u prenë - 31 Minuta

Nga A2 CNN
24 Prill 2023, 21:35 | 31 Minuta

Rrugët e qytetit të Elbasanit vitet e fundit janë kthyer në skenat ku grupet kriminale hakmerren ndaj njëra-tjetrës. Njoftimi zyrtar se çmontimi i kamerave të sigurisë të paautorizuara dhe që për me tepër e kishin vendosur krimin në pozicionin e vëzhguesit, ishte së bashku me operacionin mbarëkombëtar lajmi më I bujshëm I fillim vitit.

Por në Elbasan nuk u hetua askush. Nuk pati asnjë të fortë nën hetim, emri I të cilit të vendosej në pozitë ligjore. Jo vetëm aty, por dhe në Shkodër, Korçë, Durrës, Lezhë apo dhe Tiranë dhe në qytetet e tjera, ku në total u çmontuan 548 kamera sigurie.

Nga 116 emra personash të referuar, prokuroritë e mësipërme konfirmojnë njëra pas tjetrës, për “31 Minuta” se brenda 15 ditëve të afatit, u vendos mos fillimi I çështjeve që u dorëzuan sipas operacionit të koduar “Fijet e Prera”. Arsyeja që i bëri bashkë prokurorët në një qëndrim mazhorance në rang vendi  ishte vepra për të cilën u referuan çështjet nga policia, ndonëse për nenin 121 të kodit penal, thënë ndryshe “ndërhyrje e padrejtë në jetën private”, akuza ndiqet direkt në gjykatë nga qytetari i dëmtuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos