Nga Dallandyshe Xhaferri
Koha ka vlerë tjetër kur pret drejtësinë. Për kohën në gjykata flitet sipas ligjit me afate të arsyeshme që nisin në rastin më të mirë brenda një viti në secilën shkallë. Por aktualisht neni 399/ 2 që deklaron afatet e arsyeshme, i vë në vështirësi përballë qytetarëve të gjitha gjykatat në vend.
Një raport i Këshillit të Lartë Gjyqësor që përshkruan situatën në gjyqësor që disponohet nga ‘31 minuta” tregon se çështjet e prapambetura dhe të mbartura nga vitet e mëparshme numërohen të jenë në të gjitha shkallën e gjyqësorit 109 521 dosje. Gjendja më e rëndë është në gjykatën e lartë, gjykatën e apelit administrativ dhe së fundmi në gjykatën e apelit të juridiksionit të përgjithshëm Tiranë.
Por nga kjo shifër jo të gjitha konsiderohen si çështje të zvarritura. Zyrtarisht në të dhënat ekskluzive që ju vendosën në dispozicion 31 minuta vlerësohet se për 51793 çështje është kapërcyer limiti i afatit të arsyeshëm dhe tanimë ato konsiderohen nën shqyrtim tej afatit, që do të thotë secili nga këta paditës mund ti drejtohet Strasburgut. (A2 Televizion)