Mijëra persona përdorues të lëndëve narkotike i janë drejtuar viteve të fundit qendrës së Metadonit. Ky si një hap për të marrë shërbimin e nevojshëm për t’u larguar nga varësia. Por, ndërkohë që numri i tyre rritet, ndihet edhe më shumë mungesa e qendrave të rehabilitimit. Në të gjithë vendin janë vetëm 2. Gjithashtu të gjitha lëndët narkotike janë lehtësisht të aksesueshme edhe pranë godinave arsimore. Për më shumë ndiqni këtë pjesë të programit “31 Minuta”. (A2 Televizion)