Me sytë nga SPAK - 31 minuta

Nga A2 CNN
7 Nëntor 2022, 21:37 | 31 Minuta
Me sytë nga SPAK - 31 minuta

Qëllimi parësor i Reformës në Drejtësi në Shqipëri ishte krijimi i një sistemi drejtësie të besueshëm, të drejtë, të pavarur, profesional, të përgjegjshëm e efiçent, i cili duhet të gëzojë besimin e publikut.

Në morinë e institucioneve të drejtësisë së re, mes të cilave synohej rikthimi i besimit të humbur, më i shumëprituri ishte SPAK, Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Institucioni që do merrej me dosjet VIP, me politikanët e korruptuar dhe të përfshirët në krim të organizuar po përmbyll vitin e tij të tretë.

A i plotësoi SPAK pritshmëritë publike? A ishin mjaftueshëm tre vjet për të përmbushur misionin që iu besua? A ka rezultate domethënëse? A i ka arritur majat? Nëse jo, a i ka trembur zyrtarët e lartë e politikanët që përfshihen në korrupsion? Po botën e krimit të organizuar?

Në këtë episod të “31 minuta” sjellim tre vitet e para të këtij institucioni përmes një rrëfimi të titullarit, por edhe një diagnozë nga sy të pavarur jashtë godinës hijerëndë pranë burgut 313 në Tiranë. (A2 Televizion)

https://youtu.be/5UGKrVxILB4

A2 CNN Livestream

Latest Videos