Po i afrohemi vitit të 5 nga dhjetori i 2018, kohë kur mijëra studentë nga e gjithë Shqipëria, pushtuan sheshet e kryeqytetit për të protestuar për rritjen e cilësisë së arsimit dhe përmirësimit të kushteve të jetesës për ta.
Një protestë, e cila mund të cilësohet lehtësisht si një nga më të mëdhatë që është realizuar në këto tridhjetë vitet e fundit, dhe ndër ngjarjet më të mëdha të dekadës që lamë pas. Studentët drejtuan 8 kërkesa të cilat për ta ishin themelore për përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe kushteve të tyre të jetesës. Në atë kohë, qeveria doli me të ashtuquajturin Pakt për Universitetin, si një platformë për t’u dhënë përgjigje kërkesave të studentëve. Por sot, pothuajse 5 vite nga ai zotim, shumë pak nga ato premtime janë realizuar, disa janë në proces, dhe të tjerat kanë mbetur vetëm në letër.
Në këtë episod të 31 Minuta, do të hedhim një vështrim në të shkuarën, në mënyrë që të verifikojmë se çfarë rezulton e përmbushur në të tashmen. (A2 Televizion)