Pamjet e xhiruara me dron tregojnë shkallën e shkatërrimit të qytetit libian Derna, të përmbytur nga shpërthimi i dy digave pasi u godit nga stuhia më e madhe e dy dekadave të fundit.
Uji i rrëmbyer mori përpara pallate të tërë me njerëz që ishin ende duke fjetur nëpër shtëpitë e tyre. Mijëra vetë janë konfirmuar të vdekur, ndërsa 30 mijë janë shpërngulur. Sipas autoriteteve numri i viktimave mund të tejkalojë 20 mijë. (A2 Televizion)